English

Amnesty International: Të vrarët në Libi nuk mund të numërohen

Tripoli, 6 mars 2011, NOA – Qytetarët e vrarë në Libi gjatë kryengritjes ndaj regjimit 42-vjeçar të kolonel Gheddafit që ka pllakosur vendin nuk mund më të numërohen. Këtë shqetësim e ngriti sot zëdhënësi i “Amnesty International” për Italinë Riccardo Noury, i cili deklaroi se situata në Libi ka degjeneruar në mënyrë tejet dramatike që bëjnë të pamundur edhe numërimin e viktimave, për shkak se familjarët e tyre i varrosin me shpejtësi ku të munden.

Noury duke iu referuar deklaratës së Muammar Gheddafit që e krahasoi situatën në Libi me atë në Tienanmen, theksoi se në Libi është tejkaluar numri i viktimave dhe të plagosurve në krahasim me numrin e tyre në krizën politike në Tienanmen.

Përfaqësuesi i AI i bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë për të mbrojtur civilët e zënë në kurthin e konfliktit në Libi nga forcat e Gheddafit.

mit/NOA

KOMENTE