English

Grabiti familjen në Kamëz, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë, 6 mars, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë autori e grabitjes së një familje dy ditë më parë. Personi i arrestuar është Renard Besim Markja, 24 vjeç, banues në Kamëz Tiranë.

Markja ka grabitur dy ditë më parë në fshatin Kasallë të Kamzës, 26 vjeçarit Fatjon Filip Pepkolaj. Grabitja ka ndodhur në rrugë, teksa Peplokaj ka qenë duke qarkulluar me automjet në këtë segment rrugor. Së bashku me të në makinë ka qenë dhe familja e tij.

Pas dëshmive të parë të Peplokaj, policia nisi kontrollin e zonës dhe bëri të mundur identifikimin e autorit, Markaj i cili është dhe pronar i një lokali në këtë zonë.

Nga kontrolli i bërë në ambientet e lokalit në pronësi të Renard Markja, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armë e ftohtë thikë, lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva, si maska me ngjyrë të zezë.

Sipas policisë dyshohet se Markja është autori i disa vjedhjeve të tjera në të njëjtën mënyrë në këtë zonë. Ndërkohë që gjatë vjedhjes ai ka qenë i shoqëruar me nga nj tjetër person.

Policia po punon për kapjen e tij.

a.k/NOA

KOMENTE