English

Ivana Spanga rrëfen të pathënat e jetës në një libër

E diel, 6 mars 2011, NOA- Libri i këngëtares Ivana Spagna është njoftuar se do të dalë në 8 mars dhe do të jetë në trajtën e një rrëfimi autobiografik.

“Thuajse një rrëfim! Gjithë gjërat të cilat nuk i kam thënë kurrë”, do të titullohet libri i saj, në të cilin kantautorja, rrëfen jetën përtej publikes, duke zbuluar edhe prapaskena të papara dhe të padëgjuara më parë, madje edhe disa prej momenteve më kuptimplota të jetës së saj.

Ashtu siç e thotë edhe titulli i librit, i cili është kujdesur nga gazetari Maurizio Scandurra dhe i korrektuar dhe botuar nga shtëpia “Azzurra Music”, kapitull pas kapitulli, Spagna lë mënjanë muzikën për të nxjerrë më në pah gruan dhe jo artisten.

a.y/NOA

KOMENTE