Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezolutë para bisedimeve me Serbinë
English

Rezolutë para bisedimeve me Serbinë

Prishtinë, 6 mars, NOA - Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet ta thonë fjalën e tyre rreth bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, vetëm një ditë para takimit mes delegacioneve të të dyja palëve.

Debati në Kuvendin e Kosovës është caktuar për ditën e hënë, ndërsa termini i parë që do të nisë dialogun mes palëve deri më tani përmendet të jetë dita e martë, ose 8 marsi.

Kryesia e Kuvendit në takimin e së premtes ka caktuar një seancë të rregullt, ku do të diskutohen bisedimet me Serbinë, e ku pritet edhe miratimi i një rezolute që pritet të përcaktojë edhe kornizat e palës kosovare për këtë dialog.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli ka deklaruar të shtunën se një projektrezolutë rreth bisedimeve tashmë është duke qarkulluar.

“Unë e kam dëgjuar se tashmë është duke qarkulluar një projektrezolutë, por nuk e kam parë”, ka thënë Makolli.

“Rezoluta ndërtohet në bazë të debateve që bëhen në Parlament. Por në të kaluarën kur ka pasur rezoluta të tilla dhe grupet parlamentare i kanë harmonizuar ato rezoluta dhe ato pastaj kanë dalë në votim. Unë kam dëgjuar prej burimeve anësore se ka një draftrezolutë, por nuk e kam parë”, ka thënë Makolli.

Për miratimin e një rezolute ka folur edhe Kryeministri Thaçi, derisa të enjten e kaluar ka dhënë një informatë për këto bisedime në Kuvendin e Kosovës.

Sido që të jetë, Shefi i sapoemëruar i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, të shtunën, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur draftrezolutë në Grupin Parlamentar të PDK’së dhe se për këtë arsye edhe është caktuar seanca.

“Nuk mund të hartohet pa i dëgjuar të gjitha palët pjesëmarrëse në Kuvend. Rezoluta do të nxirret në bashkëpunim e të gjitha grupet e tjera parlamentare”, ka thënë ai.

Grabovci ka shpalosur qëndrimin e GP të PDK’së duke thënë se deputetët e PDK’së i përkrahin bisedat me Serbinë.

“Në Kuvendin e Kosovës duhet të qiten kornizat e përgjithshme dhe të përcaktohet fushëveprimi i bisedimeve se çka mund të bisedojë Qeveria dhe se çka nuk mund të bisedojë. Dhe me këtë rezolutë, të cilën duhet dhe ka obligim Kuvendi, duhet ta miratojë t’i përcaktojë këto korniza dhe të kërkojë ta obligojë qeverinë apo komisionin që duhet të jetë i ngarkuar për bisedime që të raportojë kohë pas kohe në parlament dhe kjo është ajo që ne e kërkojmë me çdo kusht që këto bisedime t’i përcjellë një transparencë e plotë”.

Grabovci madje pret që rezoluta të kalojë lehtë në Parlament.

“Pres që asnjë deputet të mos ketë kurajo të kundërshtojë rezolutën. Kjo është e domosdoshme, kjo është në interesin e procesit”.

Grabovci ka përmendur si tema të mundshme të pagjeturit, çështjen e dokumentacionit që i është marrë Kosovës nga Serbia, si dhe vijën ajrore.

Një qasje diametralisht të kundërt rreth bisedimeve në Kuvendin e Kosovës do ta prezantojë Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi ka tha se Vetëvendosja do t’i kundërshtojë bisedimet me Serbinë në debatin e së hënës.

Por se çfarë qëndrimi saktësisht do të mbajë Vetëvendosja, kjo pritet të vendoset të dielën në një mbledhje të këtij subjekti.

Po ashtu është përfolur mundësia që Vetëvendosja të dalë me një projektrezolutë të veten, me të cilën do t’u bëhej thirrje deputetëve që të kundërshtojnë bisedimet me Serbinë.

Zëdhënësi Vraniqi nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë. “Nuk e di. Tek nesër mund të merret një vendim i tillë. Tash nuk ka një rezolutë të përgatitur. Do të ketë një mbledhje në Vetëvendosje se çfarë do të bëhet të hënën, kështu që tash për tash vetëm mund të spekuloj. Ka pasur ide individuale (për rezolutë), por ende nuk është biseduar se çfarë do të bisedohet të hënën”, ka thënë Vraniqi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq, do të mbajë një qëndrim në favor të miratimit të rezolutës.

“Ne jemi për atë që rezoluta të aprovohet në Parlamentin e Kosovës dhe të gjitha elementet që lidhen me bisedimet të jenë konform interesave të qytetarëve të Kosovës duke pasur parasysh që bisedimet mund të zhvillohen, por ato duhet të jenë të ndërlidhura edhe me parimet e deklaruara edhe më herët sa i përket edhe tërësisë territoriale të Kosovës dhe kushtetutshmërisë në gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi.

Ai ka mohuar se ndonjë draftrezolutë të ketë qarkulluar te deputetët.

“Ne nuk kemi ndonjë rezolutë paraprake, por të hënën do t’i japim të gjitha sugjerimet tona se cilat duhet të jenë bisedimet në të cilat duhet të përqendrohet pala e Kosovës”, ka thënë ai.

Isufi ka thënë se rezoluta do të hartohet me kontributin e të gjithë deputetëve.

AAK’ja, sipas Isufit, ka vërejtje kur është fjala për emërimin e Edita Tahirit si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

NOA/Ekspress

KOMENTE