Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha uron 7 Marsin: Mësuesit hapin dyert e shtëpisë më të bukur, ato të dijes
English

Berisha uron 7 Marsin: Mësuesit hapin dyert e shtëpisë më të bukur, ato të dijes

Tiranë, 7 mars 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha pak më parë uroi mësuesit për festën e 7 marsit nga Paskuqani ku dhe inauguroi një shkollë të re.

“Falenderoj të gjithë ata që i kanë përkushtuar jetën e tyre të nxënësve dhe nxënëseve, mirënjohja jonë është e pakufishme, janë ata të cilat hapin për fëmijët tanë dyert e shtëpisë më të bukur të njerëzimit, dyert e shtëpisë së dijes”, deklaroi kreu i qeverisë.

Sipas tij arsimi dhe edukimi janë dhe do mbeten përparësi mbi të gjitha pavarësitë.

Ai shtoi se vetëm në Paskuqan janë në investim e sipër 3.5 milionë dollarë për ndërtimin e tre shkollave të tjera, pasi sipas tij tek edukimi i brezave shikohet rruga më e sigurt për të ardhmen e vendit.

Ndër të tjera ai nuk kurseu as akuzat ndaj kreut të socialistëve, Edi Rama duke thënë se ai mohoi për dy vite rresht liritë e nxënësve dhe mësuesve dhe më tej ai theksoi se pushteti nuk merret me dhunë.

a.y/NOA

KOMENTE