English

Po grabiste kondicionerin e kopshtit, kapet 38-vjeçari

Tiranë, 7 mars, NOA – Një 38-vjeçar është kapur në flagrancë ndërsa ka qenë duke grabitur kondicionerin e një kopshte fëmijësh në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kopështin Nr. 13. Autori i grabitjes është Ardian Shaban Duka, banues në Tiranë.

Ka qenë ora 22.00’, e mbrëmjes së djeshme kur Duka ka hyrë në ambientet e kopshtit të fëmijëve dhe është përpjekur të vjedh pajiset e kondicionerit.

Po zhurma gjatë grabitjes ka bërë që dëshmitarët afër kësaj godine të njoftojnë policinë.

Efektivët e komisariati Nr. 4 kanë shkuar në vendngjarje dhe e kanë arrestuar 38-vjeçarin.

a.k/NOA

KOMENTE