English

Aksident në Fier, plagosen dy persona

Fier, 8 mars 2011, NOA- Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, pas atij në fshatin Gjergjan në Elbasan.

Aksi nacional Seman-Fier ka shënuar dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve me targa të huaja.

Nga të dhanat paraprake, bëhet e ditur se dy të plagosurit mbajnë inicialet Z.B dhe i plagosuri tjetër me iniciale A.B.

Dy të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se si rrjedhojë e aksidentit është në njërin nga automjetet ka qenë edhe një person tjetër por ai nuk ka pësuar dëmtime dhe gëzon shëndet të plotë.

Nga ana e policisë filluan menjëherë veprimet paraprake për të sqaruar shkaqet që provokuan aksidentin.

a.y/NOA

KOMENTE