English

Berisha: Amnisti fiskale dhe falje për bizneset

Tiranë, 9 mars, NOA – Të aplikohet amnistia fiskale për bizneset, por të parandalohet ajo ndaj parave që vijnë nga trafiqet apo nga droga.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke ftuar edhe opozitën për të shqyrtuar projektin rreth amnistisë dhe ta amendojë atë mbi bazën e platformës që ajo ka.

“Duhen aplikuar mirë dy qëndrimet: ai i amnistisë dhe ai i faljes, pasi kjo e fundit do të jetë për të gjitha detyrimet dhe gjobat. Ato duhet të jenë një shans i ri për të gjitha bizneset. Por si amnistia dhe falja, duhet të jenë më të plota për biznesin e vogël dhe kjo për faktin se 80 përqind e të punësuarve në sektorin provat, janë në kuadrin e tij dhe se ai është gjenerator i fuqishëm i ekonomisë”, u shpreh Berisha... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE