Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Facebook: 26.000 fansa për Beast, qenin e Mark Zuckerberg
English

Facebook: 26.000 fansa për Beast, qenin e Mark Zuckerberg

Tiranë, 9 Mars 2011- Beast jeton në shoqërinë e Mark Zuckerberg dhe të fejuarës së tij. Ai ka më shumë se 26.000 fansa në Facebook dhe nuk është një yll roku, një artist filmi apo një model i hijshëm: është një qen. Më saktësisht është qeni i Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook dhe të fejuarës së tij Priscilla Chan.

Qeni “demonstron” fotot e tij në shoqërinë e padronit, “komunikon” me fansat e tij në Facebook dhe thotë për veten e tij: "Unë jam një Puli i racës hungareze, lindur në Grants Pass, Oregon. Jetoj në Palo Alto (Kaliforni) me Mark dhe Cilla". Kështu i prezantohet ai përdoruesve të Facebook që vizitojnë faqen e tij. Interesat e tij janë qenushet dhe ushqimi. Ai jeton me Zuckerberg dhe të fejuarën e tij në një shtëpi me pesë dhoma gjumi, disa hapa larg nga zyrat e Facebook. Shtëpia ku jeton Zuckerberg është marrë me qira, edhe pse ai është miliarder.

a.e./NOA

KOMENTE