Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje si nëpër filma në Toskana, një bandë hajdutësh izolon vendin dhe grabit 100 kg ar
English

Grabitje si nëpër filma në Toskana, një bandë hajdutësh izolon vendin dhe grabit 100 kg ar

Azzero, 9 Mars 2011 NOA- Një zonë e tërë e izoluar për një natë, 100 kilogram ar, bizhuteri me vlerë rreth 3 milion euro të grabitura e një bandë hajdutësh që arrin të shpëtojë. Nuk bëhet fjalë për një skenar filmi, por për një grabitje të kryer në Arezzo (Toskana).

Banda ka bllokuar rreth orës dy të mbrëmjes së djeshme rrugët hyrëse që të çonin drejt kompanisë së arit Poggio Bagnoli me një autobus shkolle, një makinë policie dhe tre automjete të tjera të vjedhura, një mënyrë për të penguar forcat e policisë. Automjeteve në mes të rrugës u ishin shpuar gomat, me qëllim që të parandalohej një heqje e shpejtë e tyre: në fakt policia, erdhi 12 minuta pasi ra alarmi, por nuk ka qenë në gjendje të kapë grabitësit të cilët ja kanë mbathur duke përfituar nga një rrugë e ngushtë në mes të fushave, e vetmja e pabllokuar.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani është grabitur. Pesë vjet më parë, grabitësit zbritën nga çatia, duke marrë me vetë arin, ndërsa dy vjet më parë, përpjekja dështoi për shkak të ndërhyrjes së policisë. Por kjo grabitje konsiderohet si më spektakolarja për nga mënyra dhe dëmet që i ka sjellë kompanisë.

a.e./NOA

KOMENTE