Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gratë rome, në pozitë të vështirë
English

Gratë rome, në pozitë të vështirë

Tiranë, 9 mars, NOA - Komuniteti rom në Shqipëri përballet me probleme të shumta. Për gratë ato bëhen dhe më të mprehta. Kjo vjen nga mosvëmendja shoqërore, nga tradita familjare, ku pozita e femrës mbetet e rrënuar.

Disa nga dukuritë negative për gratë dhe vajzat rome janë martesat e tyre qysh në moshë të vogël, dhuna dhe pabarazia në familje, trafikimi i tyre për qëllime përftimi, niveli i lartë i papunësisë, mungesa e strehimit etj.

Naile Hyseni 50 vjeç është nënë e 5 fëmijëve. Ajo prej 6 vitesh shet veshje në një treg të hapur në qytetin e Tiranës. Nailja është përfaqësuese e komunitetit rom dhe thotë se ka refuzuar të shkojë në veprimtaritë, që zhvillohen në ditën ndërkombëtare të grave. Ajo thotë për DW se nuk i pëlqejnë as festat me muzikë e valle të grave dhe vajzave nëpër lokale, por as protestat, që organizohen nga partitë politike për mbrojtjen e të drejtave të grave. “Nuk më pëlqejnë këto gjera. Më mirë të ngrihemi për papunësinë, që ne dalim këtu dhe nuk fitojmë gjë.Tatimet i paguajmë, por nuk fitojmë asgjë. Gjendja ekonomike është përtokë fare. Fëmijët tanë po mbeten analfabetë. Shumë thuhet për ne romët, por pak është bërë në realitet”.

Shifrat zyrtare flasin për një komunitet me afër 80 mijë romë në Shqipëri. Ndërkohë që vetë aktivistët e shoqatave, që mbrojnë të drejtat e tyre japin një shifër prej rreth 130 mijë vetësh. Regjistrimi i popullatës, që pritet të realizohet brenda vitit 2011, do të japë një pasqyrë me realiste të numrit dhe përhapjes së tyre në territorin e vendit.

Gjendje e mjeruar e gruas rome

Meleqe Rrënja është një prej aktivisteve më të njohura të komunitetit rom. Ajo ka punuar prej 4 dekadave si mësuese dhe tani drejton një organizatë joqeveritare në Tiranë, quajtur “Gruaja rome e së nesërmes”. Meleqja shprehet se për gjithë komunitetin ka probleme të shumta sociale dhe ekonomike, por për gratë dhe vajzat ato bëhen dhe më të mprehta. Për hir të mosvëmendjes shoqërore, të mentalitetit dhe traditës familjare pozita e tyre është shumë rrënuar, thotë Meleqe Rrënja për DW-në duke numëruar disa nga aspektet më negative. “Martesa në mituri, dhuna në familje, jobarazia në familje, trafikimi i grave dhe fëmijëve, por problem tjetër është papunësia, mostrehimi etj. Një nga problemet serioze është martesa në mituri. Pikërisht këto martesa janë pika strategjike mendoj që fillon shthurja e familjes. Nëse martohet një vajzë 12 vjeçe, atëherë nuk mund të mendohet se ajo mund të mirërrisë një fëmijë a ta edukojë atë, kur ajo vetë nuk është e edukuar dhe e shkolluar.”

Me ndihmën e fondacionit SOROS dhe disa donatorëve të tjerë organizata, që drejton Meleqe Rrënja, ka nisur të eksperimentojë funksionimin e një kopshti për vajzat rome. Ajo ka krijuar grupin e parë të përbërë nga 15 vajza, janë thuajse të gjitha në moshën 5 vjeçare. Me programin parashkollor, punën me tekste të specializuara, por dhe nëpërmjet lojrave dhe aktiviteteve argëtuese synohet që ky kontigjent të bëhet i gatshëm për ciklin shkollor 9 vjeçar të detyrueshëm sipas ligjit në Shqipëri. Organizata ka dhe një kooperim të ngushtë me shkollën 9 vjeçare “Bajram Curri” në Tiranë, ku rreth 40 përqind e nxënësve janë nga komuniteti rom dhe ai egjiptian.

Arsimi, rrugëdalje nga mjerimi

Aktivistët e organizatës “Gruaja rome e së nesërmes” e shikojnë angazhimin me këta fëmijë si një garanci që ata do të vijojnë të sigurtë dhe në mënyrë të pandërprerë shkollën, si dhe duke bindur njëkohësisht dhe prindërit se kjo është rrugëzgjidhja më e mirë për perspektivën e tyre.

“Krahas kësaj ne punojmë me të gjitha nënat rome, por punojmë fort dhe me komunitetin rrethues, i cili ndikon negativisht në ecurinë e këtyre vajzave. Pra po nuk punove në rradhë të parë me prindin nuk arrin dot tek fëmija. Nuk është punë ajo, kur ti punon në mënyrë të njëanshme, vetëm me fëmijët, ose vetëm me prindërit. Këtë mbështetje do t'ua japim deri në klasën e 9-të do të studiojnë aty, do t'i edukojmë dhe nuk do t'i lëmë t'u ndërpritet shkollimi. Kjo për mua është një gjë shumë pozitive”.

Organizata joqeveritare “Gruaja rome e së nesërmes” ka në fokus dhe parandalimin dhe mbrojtjen e femrave, që bëhen viktima të dhunës në familje. “Duke punuar me komunitetin, duke qëndruar pranë grave dhe vajzave që në mënyrë të padrejtë dhunohen nga bashkëshortët, ose prindërit, duke ju dhënë këshilla ligjore dhe duke i orientuar në procesin e denoncimit në polici të këtyre rasteve të rënda, që shkelin të drejtat dhe liritë e tyre dhe përçmojnë figurën e tyre në familje e shoqëri”, thotë për DW Meleqe Rrënja.

Deutsche Welle

KOMENTE