English

Presidenti Topi në Maqedoni, ftesë nga homologu në përkujtimore të holokaustit

Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA- Presidenti i Republikës, Bamir Topi në krye të një delegacioni zyrtar, me ftesë të homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, u nis sot drejt kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë, Shkupit.

Gjatë kësaj vizite ai do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Qendrës Përkujtimore të Holokaustit” për hebrenjtë maqedonas. Në këtë veprimtari përkujtimore e historike, e cila do të zhvillohet nesër, pritet të marrin pjesë krerë të shteteve të rajonit, përfaqësuesi i qeverisë së Shtetit të Izraelit: Zëvendëskryeministri Moshe Jalon, si dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota. Presidenti Topi pritet të takohet me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç si dhe me Zëvendëskryeministrin e Izraelit, Moshe Jalom.

a.y/NOA

KOMENTE