Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seminari, ministri Naço prezanton sfidat e eksportuesve shqiptar në vendet EFTA
English

Seminari, ministri Naço prezanton sfidat e eksportuesve shqiptar në vendet EFTA

Tiranë, 9 mars 2011, NOA- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço do të marrë pjesë nesër në seminarin me temë “Nxitja e eksporteve në vendet EFTA”.

Seminari i organizuar nga METE dhe Sekretariati EFTA ka për qëllim prezantimin e sfidave që eksportuesit shqiptar duhet të përballen.

Nga zbatimi i kësaj marrëveshje kërkohen masa të rrepta dhe korrekte për të arritur zbatimin efiçent dhe efektiv të saj.

Më tej qëllime të tjera do të jenë identifikimi, rishikimi dhe eleminimi i mëtejshëm i barrierave jo tarifore në tregti si dhe zbatimin e rregullave të përbashkëta të origjinës, siç janë parashikuar në marrëveshjen EFTA, për të përfituar avantazhet ekonomike që rrjedhin nga to dhe bashkëpunimi për pjesëmarrje të përbashkët në zonën Euro-Mesdhetare të kumulimit diagonal.

Gjatë këtij seminari do të prezantohen edhe avantazhet e kësaj marrëveshje, për të bërë të mundur nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri, veçanërisht të atyre Zvicerane, Norvegjeze, Islandeze dhe Lihtejnshtejneze.

Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve EFTA përbëhet nga 4 marrëveshje.

Marrëveshja kuadër, në të cilën përfshihet edhe import-eksporti i produkteve industriale e nënshkruar ndërmjet të gjitha palëve në marrëveshje, si tre marrëveshjet për produktet bujqësore, të nënshkruara ndërmjet Shqipërisë dhe secilit vend EFTA.

a.y/NOA

KOMENTE