Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: 8 maji, zgjedhje për qytetarët, jo retorikë politike
English

Topi: 8 maji, zgjedhje për qytetarët, jo retorikë politike

Tiranë, 9 mars, NOA – Presidenti i vendit Bamir Topi ka kërkuar sot nga klasa politike që të heq dorë nga retorika e ashpër dhe të angazhohet në një fushatë zgjedhjesh vendore, që siç tha ai është për problemet e qytetarëve.

"Zgjedhjet për administratën vendore në radhë të parë janë zgjedhje për t’u shërbyer më mirë qytetarëve, sepse është pushteti që është më afër qytetarit. Kështu që unë besoj dhe jam mjaft optimist që përtej retorikave dhe konfliktualitetit politik, partitë politike duhet të respektojnë të gjitha institucionin më të rëndësishëm demokratik, që është institucioni i zgjedhjeve qoftë ky i zgjedhjeve të përgjithshme, qoftë ky i pushtetit vendor", tha Topi.

Ai u shpreh se partitë duhet të krijojnë një klimë të qytetëruar dhe të zhvillohet një debat që të mos shkojë në terma të përgjithshme, por të shkojë pikërisht në ato gjëra, për të cilat ka nevojë qytetari!

"Të bëjmë të dallueshëm pikërisht pushtetin vendor nga pushteti qendror, sepse ndryshe gjërat kamuflohen, qytetari nuk merr mesazhin e duhur, sepse mesazhet për pushtetin vendor janë shumë të thjeshta”, tha sot Topi pas takimit me anëtarët e Akademisë së Shkencave.

Topi u shpreh se klasa politike duhet t’u krijojë kushtet qytetarëve. “Është koha e mjaftueshme që institucionet, që partitë politike të bëjnë ç’është e mundur që të krijojnë një klimë të qetë, që qytetari të ketë mundësinë që të shkojë me dëshirë në zgjedhje”, tha Topi.

Ai ka përshëndetur dhe regjistrimin e partive politike në KQZ. “Sot jemi më 9 mars dhe nuk bëhet më fjalë për ‘besoj’, por partitë, mesa di unë, e kanë pasur detyrimin ligjor ditën e djeshme, në mesnatë. Kështu që kam një kënaqësi të veçantë që partitë politike po përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore për të respektuar datën e zgjedhjeve për pushtetin administrativ, që është data 8 maj dhe mesazhi im është ai që ka qenë vazhdimisht. E ripërsëris: partitë politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të ushtrojnë të gjitha detyrimet e tyre për të bërë një fushatë të denjë për interesat e qytetarëve”, tha Topi.

Ai u shpreh se si president do të jap edhe apele të tjera. Ndërsa ka theksuar se “qytetarët duhet të përgatiten që të jenë aktivë në këtë fushatë zgjedhore dhe ç’është më e rëndësishmja, që të gjithë të krijojnë një klimë që të marrin pjesë në zgjedhje!”

Nga ana tjetër, Topi ka theksuar se institucionet e vendit duhet të bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtare. “Ne do të vazhdojmë të jemi në një bashkëpunim të plotë institucional, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët janë shumë aktivë: OSBE-ja, ODIHR-i, të gjithë ata që kanë shprehur dëshirën të monitorojnë situatën e zgjedhjeve, janë të gjithë njerëz të interesuar dhe besoj që interesi i të gjithëve është që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë sa më shpejt në Bashkimin Evropian!”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE