English

UNHCR: 450.000 refugjatë nga Bregu i Fildishtë

Abixhan, 9 mars, NOA – Mëse 450 mijë njerëz janë larguar deri tani nga Bregu i Fildishtë për shkak të konfliktit që ka lindur në këtë vend, ditët e fundit.

Shifra është bërë me dije nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, agjencia e saj për Refugjatët, UNHCR, sipas të cilës, 300.000 njerëz janë larguar vetëm nga kryeqyteti Abixhan.

75.000 prej tyre mësohet se i janë drejtuar Liberisë, shtetit fqinj.

Forcat e sigurisë në Bregun e Fildishtë kanë hapur zjarr kundër protestuesve ku kane humbur jetën të paktën gjashtë gra të paarmatosura, në një protestë paqësore në mbështetje të fituesit të ligjshëm të zgjedhjeve, Alassane Ouattara.

Presidenti Laurent Gbagbo refuzon të largohet nga pushteti, edhe pse humbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Refuzimi i tij ka zhytur vendin në një krizë të thellë politike, ndërsa rrezikohet përshkallëzimi i situatës në luftë civile, pasi prej ditësh protesta të dhunshme vijojnë në Bregun e Fildishtë. n.e/NOA

KOMENTE