English

Xho Bajden në Kremlin, sot takim special me Medvedevin

Moskë, 9 mars, NOA – Një takim special e pret sot zv/presidentin amerikan, Xho Bajden, sot në Moskë, me presidentin rus Dmitri Medvedev.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Rusi, pritet që ata të diskutojnë mbi marrëdhëniet e së ardhmes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendit ish-komunist të Lindjes.

Si edhe planet e përbashkëta për mburojën raketore në Evropë. Rusia është ndalesa e dytë e turneut të nisur nga Xho Baiden në Lindje, ndërsa Finlanda ishte e para dhe Moldavia, do të jetë e treta.

Bisedimet në Helsinki u fokusuan mbi luftën në Afganistan, funksionimin e Bashkimit Evropian dhe teknologjinë e gjelbër.

në të cilën Finlanda është pioniere. Kurse në Moldavi, është parashikuar që ai të mbajë një fjalim për ndryshimet demokratike dhe ekonomike në këtë vend të Evropës lindore.

n.e/NOA

KOMENTE