English

Beqja: Në spitalet shqiptare, mungojnë barnat kryesore

Tiranë, 10 mars, NOA – Në spitalet shqiptare mungojnë barnat kryesore, ndërsa qeveria miratoi edhe Tatim mbi Vlerën e Shtuar për to.

Këto kanë qenë dy nga vërejtjet kryesore, që deputeti socialist Ilir Beqja, ka drejtuar gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, mbi gjendjen në të cilën ndodhet sektori shëndetësor në vendin tonë.

Sipas tij, qeveria duhet të ndërmarrë sa më parë reformën në shëndetësi dhe të anulojë të gjitha vendimet që ka marrë në dëm të pacientëve, siç është ai për rritjen e çmimit të barnave.

n.e/NOA

KOMENTE