Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doris Pack: 90% e eurodeputetëve, shumë kritikë ndaj raportit të Dik Martit
English

Doris Pack: 90% e eurodeputetëve, shumë kritikë ndaj raportit të Dik Martit

Strasburg, 11 mars, NOA - Një takim me tensione është mbajtur në Strasburg, në kuadër të komitetit për marrëdhënie me jashtë në Parlamentin Evropian, për dyshimet mbi trafikimin e organeve të të burgosurve serbë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhjetorin e kaluar, politikani zviceran, Dik Marti, ka prezantuar një raport në Këshillin e Evropës, në të cilin është thënë se ka bazë për dyshimet mbi trafikimin e organeve të 300 të burgosurve serbë nga UÇK-ja. Raporti i tij e ndërlidh kryeministrin e Kosovës dhe ish-liderin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, me akuzat për trafikim. Raportet fillimisht janë shfaqur në vitin 2002, por zyrtarë të lartë në EULEX besojnë se ato janë të pabaza dhe se hetimet e kryera në 2004-ën, nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë për të sugjeruar se ka pasur trafikim organesh. Më 10 mars, Marti ka prezantuar gjetjet e tij në komitetin për marrëdhënie me jashtë të Parlamentit Evropian. Gazetarët nuk kanë qenë të pranishëm në takim, por pas tij, anëtarët e PE-së kanë thënë se Marti ka dështuar të ofrojë dëshmi për akuzat, ndërkohë që edhe ka akuzuar eurodeputetët, se janë kritikë ndaj raportit të tij për shkak të anshmërisë së tyre. “Problemi është se raportin e tij ai e ka prezantuar në një formë të mprehtë dhe ne kemi ngritur pyetje në formë gjithashtu të mprehtë dhe ai filloi të na sulmojë”, i ka thënë përfaqësuesi gjerman në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, të përditshmes “Irish Times”. “Ai duhet të përgjigjet dhe jo të sulmojë njerëzit që ngrejnë pyetje”, ka thënë zoti Posselt, duke e cilësuar raportin si joserioz dhe se dëshiron të dëgjojë fakte serioze dhe jo polemikë. Doris Pack, gjithashtu eurodeputete gjermane, ka thënë se “reagimi i Martit ka qenë fyes”.

Sipas saj, së paku 90 për qind të eurodeputetëve që kanë ngritur pyetje në adresë të Martit kanë qenë shumë kritik ndaj raportit. “Në fund, ai u tërbua dhe filloi të na sulmojë të gjithëve, duke na akuzuar se jemi të njëanshëm, sepse i njohim personalisht njerëzit në qeverinë e Kosovës…Natyrisht, unë i njoh ata. Unë kam punuar në këtë rajon për 24 vjet”, tha zonja Pak, duke nënvizuar se Marti nuk ka ofruar as emra dëshmitarësh, viktimash e madje as nuk ka specifikuar se cilat organe dyshohet se janë trafikuar. ”Irish Times” ka kërkuar mendimin e zotit Marti, por ai ka refuzuar të komentojë përmbajtjen e raportit ose rezultatin e takimit të mbajtur. Gjatë këtij takimi, ai ka thënë se duhet të ketë një program për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë para se ai të mund të ofrojë detaje për dëshmitarët e trafikimit të organeve.

REL

KOMENTE