Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Socialiste e Re, mbledh Aktivin Kombëtar për zgjedhjet e 8 majit
English

Partia Socialiste e Re, mbledh Aktivin Kombëtar për zgjedhjet e 8 majit

Tiranë, 11 mars 2011, NOA- Partia Socialiste e Re ditën e nesërme mbledh Aktivin Kombëtar.

Mësohet se në qendër të takimit do të jetë organizimi i kësaj force politike për zgjedhjet vendore të 8 majit.

Ndërkaq burime zyrtare nga kjo parti bëjnë me dije se po ditën e nesërme pritet te vendoset dhe për koalicionin zgjedhor.

Sipas të dhënave paraprake në këtë takim pritet të jenë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Do të jetë paraditja e nesërme koha kur do të mblidhet edhe Aktivi Kombëtar i Partisë Socialiste të Re, e cila është një nga forcat më të reja politike të spektrit të majtë.

Kryetar i saj është ish-ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, i cili pritet gjithashtu të drejtojë edhe mbledhjen dhe të ketë peshën kryesore të propozimeve dhe vendimeve.

a.y/NOA

KOMENTE