English

Basha: Rruga jonë drejt BE nuk ndalet

Tiranë, 12 mars, NOA – Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha sot në takimin e Parlamentit Rinor Europian se rruga e mazhorancës drejt integrimit në Bashkimin Eruopian nuk do të ndalet. Në fjalën e tij para të rinjve, Basha u shpreh se brezi i sotëm tregoi se është i aftë që t’i shërbejë vendit. Ai solli në vëmendje procesin e liberalizimit të vizave në Zonën Shengen, si një arritje e gjeneratës së sotme.

“Nuk duhet të harrojmë se jemi ne brezi që luftoi për të krijuar këtë shans historik. Këtë shans të ri për çdo qytetarë shqiptarë dhe sot po e përjetojmë atë në rrafsh kombëtar. Sprovat i kemi dhënë dhe do të vazhdojmë ti japim. Ne së bashku jemi garancia për gjithë shqiptarët, garancia e përparimit të pandalshëm drejt integrimit të plotë në kontinentin amë. Kjo është rruga jonë. Në këtë rrugë ne as ndalemi dhe as kthehemi bashkë”, tha sot Basha.

Ministri i Brendshëm u shpreh se fitorja më e madhe ka qenë ajo e heqjes së vizave nga e cila përfitojnë gjithë shqiptarët, por në veçanti të rinjtë.

“Shqiptarët sot janë të lirë si çdo qytetarë tjetër evropian; të lëvizin, të udhëtojnë, të japin dhe të marrin në kontinentin amë. Sot, çdo ditë e më shumë qytetarët e këtij vendi janë qytetarë europianë”, tha Basha.

a.k/NOA

KOMENTE