Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia shtyn borxhin, Papandreu: Morëm çka kërkuam
English

Greqia shtyn borxhin, Papandreu: Morëm çka kërkuam

Athinë, 12 mars 2011, NOA- Shteti ynë fqinj, Greqia është lehtësuar nga kriza ekonomike pasi është shtyrë afati për shlyerjen e borxhit në samitin e Brukselit.

Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu është shprehur se, “Athina ka arritur të marrë atë çka kërkuar, pra shtyrjen e afatit të shlyerjes së borxhit në 7.5 vjet nga 3 që ishte tani dhe paralelisht, reduktimin e normës së interesit në 4,2% nga 5.2% për borxhin prej 110 miliardë eurosh që BE dhe FMN i dhanë Greqisë në majin e kaluar”.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në samitin e Brukselit përmbahet edhe rritja me 440 miliardë euro tani dhe 500 miliardë euro pas vitit 2013 të fondit të Mekanizmit Mbështetës për vendet në nevojë të BE. Papandreu ka shtuar se do të vijojnë më tej masat për të përballuar krizën dhe sipas tij vullneti i qeverisë që ai drejton është të kryhen sa më shpejt privatizimet në sektorin ekonomik të vendit si dhe të shfrytëzohet pasuria publike në mënyrë që Greqia të përfitojë më shumë se 50 miliardë euro për të lehtësuar në një shkallë prej 20% borxhin e saj.

a.y/NOA

KOMENTE