English

Parlamenti i ri, pedagogë e studentë vlerësojnë maketet

Tiranë, 12 mars, NOA - Pedagogë dhe studentë të degës së arkitekturës, nga universitete të ndryshme, vizituan sot ekspozitën e maketeve të Kompleksit të ri Parlamentar e cila është hapur në Kuvendin e Shqipërisë.

Studentët dhe pedagogët shfaqën interes dhe vlerësime të veçantë për të 12 maketet në tërësi, të cilët shfaqin modele të arrira të harmonizimit të elementeve të bashkëkohores dhe modernes në arkitekturë.

E pranishme mes vizitorëve ishte dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila falenderoi studentët dhe pedagogët për interesimin e paraqitur, që në hapje të ekspozitës.

Sipas Zyrës së Shtypit të Kuvendit, studentët, duke vlerësuar transparencën për publikun në këtë proces, theksuan se maketet për Kompleksin e ri Parlamentar, hapin një fazë të re për zhvillimin e arkitekturës shqiptare.

Ata vlerësuan se maketet e prezantuara plotësojnë kërkesat më të larta të estetikës dhe të së bukurës në arkitekturë.

Ekspozita e maketeve e hapur në Kuvendin e Shqipërisë po vizitohet nga qytetarë të shumtë, të cilët po përcjellin interesimin dhe vëmendjen e tyre për maketin më të mirë, për Kompleksin e ri parlamentar.

a.k/NOA

KOMENTE