Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDIU: Konsulli Ikonomu të shpallet 'Non grata'
English

PDIU: Konsulli Ikonomu të shpallet 'Non grata'

Tiranë, 12 mars, NOA - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka ripërsëritur sot kërkesën e saj për shpallje në mënyrë të menjëhershme shpalljen “Persona non grata” të konsullit grek të Korçës, Theodhors Ikonomu, i cili është rikthyer në detyrë pak ditë më parë.

“Në qytetin ku nisi beteja dhe u hap shkolla e parë shqipe, si pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar, ku dje parullat e shkruara po në gjuhën tonë amtare, i kujtuan konsullit dhe diplomacisë greke se Korça dhe shqiptarët, nuk do të pranojnë në asnjë rast të tërhiqen nga beteja për t’u thënë stop provokimeve dhe pretendimeve për Vorio Epirin”, tha në një deklaratë për shtyp, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido.

Sipas tij, PDIU kërkon më këmbëngulje reagimin e qeverisë shqiptare, si një hap që duhet ndërmarrë për të vënë në vend dinjitetin tonë kombëtar, pas deklaratave të diplomatit grek të emëruar në Korçë se “beteja për Vorio-Epirin nis me regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë”.

“Shtyrja e procesit të regjistrimit deklarativ mbi baza etnike dhe fetare nga ana e qeverisë me këmbënguljen e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishte një hap që duhej ndërmarrë, jo vetëm për mënyrën si do të kryhej ky regjistrim, por edhe për shkak të provokimeve të hapura të Greqisë ndaj vendit tonë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i garanton qytetarët shqiptarë se do të këmbëngulë me të gjitha mjetet që procesi i regjistrimit të popullsisë të jetë në unison me Kushtetutën dhe legjislacionin e vendit tonë duke përfshirë dhe ligjin për gjendjen civile”, përfundoi Bido.

n.e/NOA

KOMENTE