English

Rrugës për në Elbasan, shënohen 2 aksidente dhe plagosen 5 persona

E shtunë, 12 mars 2011, NOA- Mbrëmjen e sotme janë shënuar dy aksidente në zonën dhe rrugët lidhëse të qytetit të Elbasanit.

I pari është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Dragostunjë, ku një makinë me targa greke ka dalë nga rruga deh për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, R.Metaj dhe J.Metaj.

Nga aksidenti i ndodhur dy të plagosurit kanë marrë disa dëmtime por fatmirësisht pa pasoja për jetën, duke u vendosur nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkaq një tjetër aksident është shënuar në aksin Elbasan-Tiranë, ndërsa dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Automjeti i drejtuar nga shtetasit Helio Mici, është përplasur me mjetin e drejtuar nga Enea Jorgji, duke çuar kështu në dëmtime serioze të tyre. Por si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve, ndërsa mësohet se Helio Mici është në gjendje më të rëndë shëndetësore, por krahas tyre është plagosur edhe Polikron Maze, i cili ndodhej në të njëjtin mjet me këtë të fundit.

Akset rrugore që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera në vijimësi janë pre e aksidenteve me pasoja jo të lehta për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e tyre, duke u bërë shpesh herë edhe shkak për shënim viktimash.

a.y/NOA

KOMENTE