Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, rrëzohet ashensori, bie 18-vjeçarja nga kati i tetë
English

Tiranë, rrëzohet ashensori, bie 18-vjeçarja nga kati i tetë

Tiranë, 12 Mars 2011 NOA – Një vajzë rreth 18-vjeçare ka pësuar aksident sonte në mbrëmje pasi ashensori ka rënë duke e hedhur nga kati i tetë në bodrum.

Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se ngjarja ka ndodhur në orën 22.00 në rrugën e Elbasanit, në një nga pallatet e reja të ndërtuara vitet e fundit.

Vajza 18-vjeçare ishte futur në ashensor dhe ndërsa gjendej në katin e tetë, befas litarët e çeliktë të ashensorit janë këputur dhe në mënyrë të vrullshme, ashensori ka rënë deri në mjediset e bodrumit.

Vajza ka marrë lëndime joserioze. Ajo është dërguar në urgjencën spitalore ku mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

Për problemet teknike që lidhen me ashensorin, momentalisht në vendngjarje gjendet një grup hetimor.

e.t/NOA

KOMENTE