English

Bie në pranga 71-vjeçari, vrau një fëmijë në vitin 1999

Durrës, 13 mars 2011, NOA – 12 vjet më parë i mori jetën një të mituri në fshatin Vlashaj të Dibrës dhe tentoi të vriste edhe nënën e tij, por pas 12 vitesh është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për 71-vjeçarin Nebi Ajazi nga Dibra.

Uniformat blu të qytetit të Durrësit e arrestuan 71-vjeçarin pasditen e të dielës në plazhin e Durrësit.

Sipas bluve të Durrësit 71-vjeçari Nebi Ajazi akuzohet për vrasjen e 9-vjeçarit me inicialet F.B., i biri i Donika Bucit, të cilën Nebi Ajazi tentoi ta vriste pas vrasjes së djalit të saj.

Ndërkohë mësohet se pas kaq vitesh e ëma e djalit dhe të afërm të saj kanë kallëzuar këtë ngjarje duke bërë që vrasësi i 9-vjeçarit të vihej përballë drejtësisë.

Nebi Ajazi është nën akuzë për konsumimin e dy veprave penale për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, për të cilat po hetohet tashmë nga Prokuroria e Durrësit.

mit/NOA

KOMENTE