English

Gjermania verifikon sigurinë e centraleve bërthamore

Berlin, 13 mars, NOA - Rastet kërcënuese të defekteve në centralin bërthamor japonez Fukushima rindezën në Gjermani diskutimin mbi shfrytëzimin e energjisë bërthamore. Kancelarja Angela Merkel i hodhi poshtë kërkesat për ta marrë mbrapsht vendimin e qeverisë për zgjatjen e kohës së shfrytëzimit të centraleve bërthamore me mesatarisht dymbëdhjetë vjet.

Pas një takimi krize në Berlin kryetarja e Partisë Demokristiane (CDU) paralajmëroi verifikimin e standardeve të sigurisë të të gjitha centraleve bërthamore gjermane. Ministri i mjedisit Norbert Röttgen tha, se ai vazhdon ta konsiderojë energjinë bërthamore të përgjegjshme si teknologji urë për një kohë kalimtare. Ngjarjet në Japoni bënë të qartë, se duhen krijuar mundësisht shpejt alternativa gjithëpërfshirëse në furnizimin energjetik, theksoi Rottgen.

NOA/DV

KOMENTE