Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hashim Thaçi: Pse po dialogojmë me Serbinë
English

Hashim Thaçi: Pse po dialogojmë me Serbinë

Prishtinë, 13 Mars 2011 NOA/ Ervin Tirana – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot qartë për dialogun që ka nisur mes Prishtinës dhe Beogradit, duke sqaruar se synimi është që me të të dilet në njohje reciproke të dy shteteve.

Thaçi ka siguruar se “ne e ruajmë dhe do ta fuqizojmë agjendën euro-atlantike për Kosovën, thekson kryeministri Thaçi para nisjes për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë”.

Deklaratat e z.Thaçi u bënë në një konferencë për media të kryeministrit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, para nisjes në vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.

Thaçi tha se dialogu Kosovë-Serbi është agjendë euroatlantike, është agjendë evropiane, për Kosovën evropiane kurse shtoi: “Ne kemi interesat tona. Natyrisht, ne duam që edhe Serbia të fillojë të ndryshojë për njohjen e realitetit në Kosovë. Por, sa i përket vendimeve të Serbisë, ata vendosin vetë, ndërsa ne e kemi agjendën tonë, ne e ruajmë dhe do ta fuqizojmë agjendën euro-atlantike për Kosovën”.

Cili është qëllimi i udhëtimit tuaj në Turqi? Me ftesë të kryeministrit të Turqisë, z.Erdogan, do të marr pjesë në Samitin e Liderëve të Ndryshimeve Globale, në të cilin liderët botërorë do të diskutojnë për ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale. Natyrisht, në këtë samit do të ketë edhe takime bilaterale me kryeministra dhe presidentë të shteteve të ndryshme të botës. Këto çështje që do të diskutohen do të prekin ndryshimet në tërë botën, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rajonin tonë, edhe në Republikën e Kosovës. Unë do të prezantoj të arriturat e konsolidimit dhe të forcimit të shtetit tonë. Në të njëjtën kohë, do të jetë një mundësi e mirë dhe e re edhe për komunikim bilateral me liderë të tjerë botërorë, në mënyrë që të kemi edhe njohje tjera për Republikën e Kosovës. Natyrisht, do të kam edhe takim zyrtar edhe me kryeministrin e Republikës së Turqisë, z.Erdogan për thellimin e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si partnerë të besueshëm dhe strategjikë.

Një nga agjencitë informative në internet, “Qendra.info” ka publikuar një plan, sipas të cilit disa organizata joqeveritare, përgjithësisht shoqëria civile dhe mediat kanë hartuar një plan për rrëzimin e qeverisë që ju drejtoni dhe njëkohësisht edhe presidentit Pacolli. Nëse jeni në dijeni për këtë, si e komentoni? Unë nuk jam në dijeni, por jam në favor të kultivimit të ideve, projekteve, alternativave dhe fuqizimit të institucioneve legjitime të Kosovës, prandaj qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe qeverinë, edhe të gjitha institucionet. Natyrisht, edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe assesi të pretendojë ndokush përmes dhunës të uzurpojë apo të marrë pushtet. Diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike.

Unë jam shumë mirënjohës për debatet mbështetëse për procesin e dialogut edhe nga partitë opozitare, por në të njëjtën kohë edhe nga shumë mekanizma të shoqërisë civile. Natyrisht, demokracia ka rregullat e veta të pjesëmarrjes në proces dhe besimit nga elektorati, nga qytetarët dhe jo i rrënimit apo pretendimit të dhunës ndaj institucioneve. Diçka të tillë qytetari i Kosovës nuk ka pranuar kurrë dhe nuk do ta pranojë edhe në të ardhmen, nuk do ta pranojë as bota demokratike, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Evropian. Nuk është mirë që shembuj të përcjellë në vendet përreth Kosovës, të barten në Prishtinë. Dhe, diçka të tillë jam i bindur që qytetarët e Kosovës nuk do të lejojnë të ndodhë.

Z.Kryeministër, i frikësoheni mundësive të tilla? Kryeministri Thaçi: Unë si kryeministër e kryej agjendën time, një agjendë e cila është shumë e qartë, shumë rezultative, një agjendë që përputhet drejtpërdrejtë me respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, një agjendë që buron prej vizionit që e kemi prezantuar para qytetarëve, që e kemi fituar edhe besimin e tyre. Prandaj, unë jam shumë optimist dhe shumë i sigurt në agjendën time për t’a implementuar.

Tanimë ne sapo e kaluam buxhetin në qeveri, me rritjen e pagave për të gjitha kategoritë, të prezantuar më herët, për punëtorët e arsimit, për policët, për shërbyesit civilë, për zjarrfikësit, për minatorët, për punëtorët e shëndetësisë dhe kategoritë tjera të shoqërisë kosovare. Diçka e tillë po ndodh për herë të parë në Kosovë, rritje e pagave deri në 50%, kur në shumicën e vendeve të Evropës, por edhe në vendet përreth janë duke u ulur pagat. Tash mbetet që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta aprovojë buxhetin. Unë kam besim të plotë që rritja e pagave dhe ky buxhet do të ofrojë edhe më tepër politikën kosovare, në mënyrë që secili t’i kemi interesat e qytetarëve, mbi interesat tona partiake.

Ju më herët e përmendët se Samiti Botëror i Liderëve të Ndryshimeve, që do të mbahet në Turqi, është një mundësi e mirë për të lobuar për njohjen e shtetësisë së Kosovës. A mund të ndikojnë bisedimet me Serbinë që të ketë ngecje?

Dialogu për çështje teknike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, siç e dini ka filluar, ka filluar mbarë. Ky dialog do të përmbyllet me njohjen reciproke të Kosovës për Serbinë, dhe të Serbisë për Kosovë, si dy shtete të pavarura. Do të përmbyllet me integrimin e Republikës së Kosovës dhe Serbisë në NATO dhe Bashkim Evropian. Dhe, përfundimisht do të përmbyllet kapitulli i konflikteve në rajonin tonë, do të ketë paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe frymë euro-atlantike.

Pikërisht te çështja e bisedimeve: A do të prodhojnë këto bisedime status special për veriun e Kosovës? Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, është i njohur ndërkombëtarisht. Kosova është një, unike dhe për rregullimin tonë të brendshëm vendosim ne, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet tona.

A do të insistoni që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet në bisedime, në rast se Serbia kërkon një status special për veriun? Nuk do të ketë status special, e ritheksoj edhe njëherë: për rregullimin e brendshëm të Kosovës vendosim ne, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Dhe, nuk do të vijnë në shprehje në asnjë rrethanë ide të tilla. E kam theksuar më herët, e ritheksoj edhe sot, nuk do të jetë temë kjo kurrë.

Z.Kryeministër, dje zëvendëskryeministrja që ka udhëhequr delegacionin e Kosovës në dialogun teknik në Bruksel, ka deklaruar se Serbia nuk po e ndryshon mentalitetin e saj në raport me Kosovën. A konsideroni se ia vlen të bisedohet me Serbinë, kur qasja e saj mbetet e vjetër? Dialogu Kosovë-Serbi është agjendë euroatlantike, është agjendë evropiane, për Kosovën evropiane. Ne kemi interesat tona. Natyrisht, ne duam që edhe Serbia të fillojë të ndryshojë për njohjen e realitetit në Kosovë. Por, sa i përket vendimeve të Serbisë, ata vendosin vetë, ndërsa ne e kemi agjendën tonë, ne e ruajmë dhe do ta fuqizojmë agjendën euro-atlantike për Kosovën.

FUND

KOMENTE