English

Megan Fox, një tjetër flop në botën e kinemasë

Los Anxhelos, 14 Mars NOA - Në qoftë se karriera e saj si një modele shkon për së mbari, nuk mund të thuhet e njëjta gjë në jetën e saj si aktore. Megan Fox mund të cilësohet si femra më seksi në mbarë botën, si më e kortexhuara nga stilistët e shumtë, por sërish në botën e kinemasë ajo mbetet një “flop”. Filmi i saj i fundit “Passion Play”, pasi kritika e përcaktoi si të “tmerrshme”, do të shpërndahet menjëherë në dvd, duke kaluar prezantimin e tij në kinema.

Në këtë pjesë, Megan është në rolin e një gruaje tërheqëse e cila torturohet dhe mbahet në kafaz, si tërheqje e nj cirku dhe që më pas kthehet në dëshirën e një këngëtari jazz të dështuar, roli i dili i përket Mickey Rourke.

r.b/NOA

KOMENTE