Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetvendosje: Të ndërpriten bisedimet
English

Vetvendosje: Të ndërpriten bisedimet

Prishtinë, 13 mars, NOA - Dy parti opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) , i bëjnë thirrje Qeverisë të ndërpresë dialogun e filluar me Serbinë.

Përderisa partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka vlerësuar si veprim të papërgjegjshëm të Qeverisë, që pa miratimin e Kuvendit, ka hyrë në bisedime dhe është rezervuar nga komentet e mëtutjeshme, AAK-ja dhe Vetëvendosje thonë se ky dialog, siç ka filluar dhe mëtohet të vazhdojë, do t’i sjellë vetëm dëme Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se negociatat me Serbinë duhet të ndërpriten, pasi që ato, sipas tij, janë të dëmshme dhe nuk mund t'i sjellin asnjë të mirë Kosovës.

“Rrjedhimisht, çfarëdo marrëveshjeje me Beogradin do ta cenojë në një formë apo tjetër sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, si dhe do ta legalizojë këtë okupim të pjesëve të territorit të Kosovës, që ka bërë Serbia prej vitit 1999 përmes strukturave të saj paralele”, thotë Ymeri.

Në rast se Qeveria kërkon ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje me Serbinë në Kuvend, Ymeri thotë se Vetëvendosje nuk do ta mbështesë atë, transmeton REL.

“Ne natyrisht se do të jemi kundër jo vetëm këtyre marrëveshjeve që do të kërkohen të ratifikohen në Kuvend, por do të jemi aktivisht kundër edhe këtyre negociatave, të cilat u filluan nga Qeveria e Kosovës dhe të cilat po vazhdohen nga kjo qeveri”, thekson Ymeri.

Thirrje për ndërprerjen e bisedimeve Qeverisë i bën edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, thotë se procesi duhet të ndërpritet dhe të përgatitet më mirë, pasi vlerëson se Kosova ka hyrë e papërgatitur në bisedime.

“Së pari, ne mendojmë se do të duhet të ndalet procesi dhe të rifillojnë përgatitjet. Ne besojmë se në formën se si është futur Qeveria e Kosovës në këto bisedime, nuk do të ketë përfitime për vendin. Ne do të jemi aktivë gjatë krejt kësaj periudhe dhe do të insistojmë që ky dialog të ndalet dhe të shohim se si zhvillohen gjërat”, thotë Ramadani.

Për bisedimet me Serbinë, Qeveria e Kosovës nuk arriti të sigurojë konsensusin me opozitën në Kuvend. Rezoluta e miratuar në mbështetje të këtyre bisedimeve mori vetëm votat e partive në pushtet.

Ky fat besohet se do të mund t'i përcjellë edhe marrëveshjet eventuale që pala kosovare do t'i arrijë me Serbinë gjatë bisedimeve, sidomos ato që kërkojnë ratifikimin në Kuvend.

NOA

KOMENTE