Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Damian Bollano për pakot-bombë ndaj Berluskonit e Merkel
English

Arrestohet Damian Bollano për pakot-bombë ndaj Berluskonit e Merkel

Athinë, 14 Mars 2011 NOA – Së bashku me pesë persona të tjerë, shtetas grekë, është vënë në prangat e policisë greke dhe Damian Bollano, shqiptari nga Tepelena i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra terroriste dhe krime të tjera në vendin fqinjë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se bashkë me Damian Bollanon janë arrestuar edhe Jorgos Nikolopulo, Hristo Çakalos, Ollga Ikonomidhu, Jorgos Polidhoros dhe Konstadinos Papadhopulos.

Që të gjithë akuzohen për kryerje të veprave terroriste ku spikat edhe dërgimi i letrave kërcënuese si pako bombë ndaj kryeministrit italian Silvio Berluksoni dhe kancelares gjermane Anxhela Merkel.

Operacionet policore u kryen në mënyrë të njëkohshme në Nea Jonia dhe Atiki, pas informacioneve të mbërritura në rrugë operative dhe përgjimeve disaditore.

Bollanos dhe pesë të tjerëve iu gjetën dhe sekuestruan tre Kallashnikovë, shtatë pistoleta, një armë speciale 0.38, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje policie, parruka, maska dhe sinjalistikë policie.

Trazirat që përfshinë Greqinë gjatë muajve të kaluar ku shumë objekte shtetërore dhe biznese u vunë disa herë nën pushtetin e flakëve, kanë për autorë një grup shtetasish grekë, por mes tyre edhe një shqiptar që vepronin nën emrin e organizatës anarkiste “Komploti i celulave të zjarrit”, që policia greke e cilëson si bandë kriminalo-terroriste.

Damian Bollano, 29 vjeç nga Himara, (zyrtarisht policia tha sot se vendbanimi i tij është Tepelena), ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nën akuzën e përfshirjes në akte terroriste.

***

Më herët një tjetër valë arrestesh ishte kryer vjet në Athinë, në zonën e Eksarhias, Halandrit dhe Kasarianisë. Policia tha se ka arrestuar pesë shtetas grekë, që janë Harilaos Haxhimihelakis, student i Politeknikut, e dashura e tij, Konstandina Karakatçani, gjithashtu studente në Politeknik, kushëriri i Harilaos, Emanuil Jospas, student në shkollën e Kozmetikës dhe e dashura e tij Mirto Panteloglu, studente në Londër, si dhe Panajotis Masura. Që të gjithë të arrestuarit, ishin midis moshës 20 deri 22 vjeç.

Ndërkohë atëherë u shpallën në kërkim vëllezërit Mihalis dhe Panajotis Nikolopulos, Damian Bollano, Jorgos Karajanidhis dhe Eleni Kondopulu.

Policia tha se pesë shtetasit e arrestuar dhe të tjerët e shpallur në kërkim, akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje bande kriminale, mbajtje pa leje të lëndëve plasëse, prishje të rendit dhe qetësisë publike, përdorim të lëndëve eksplozive në objekte publike dhe private me pasojë dëmtim të rëndë të tyre, etj.

Policia greke tha se grupi terrorist siç e cilësoi, organizonte në vazhdimësi zjarrvënie në Athinë dhe Selanik. Të dyshuarit u provua se posedonin disa qindra bomba dore ofensive, duke realizuar deri 17 shpërthime në një ditë.

Të arrestuarit dhe dy të kërkuarit, akuzohen se kanë organizuar në të paktën 100 raste, shpërthime bombash gjatë periudhës një vjeçare duke nisur nga vjeshta e vitit 2008 dhe në vazhdim. Policia greke e cilësoi këtë fakt si të paprecedentë në Greqi.

Policia bëri të ditur se në banesën në Halandri, ku u krye operacioni kryesor i prangosjes së të dyshuarve, u gjet një bombë e gatshme për t’u përdorur, detonatorë dhe një numër materialesh të tjera që përdoren për përgatitjen e bombave.

“Ne kemi prova për të deklaruar se ky grup guerrilas ishte përgatitur të kryente një sulm terrorist paraelektoral” deklaroi policia duke iu referuar faktit se më 4 tetor pritet të zhvillohen në Greqi, zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndërkohë është zbardhur se gjithçka ka nisur me hedhjen e një sasie koktej bombash molotv, në shenjë zemërimi ndaj arrestimit të super të kërkuarit grek, Vasilis Paleokostas, i akuzuar për rrëmbimin e bujshëm një vit më parë të biznesmenit të njohur grek Jorgos Milonas, i njohur për shtrirje të biznesit të tij edhe në Shqipëri (Elbasan).

“Të dyshuarit, e nisën me mbrojtjen e Paleokostës për të vijuar me hedhje bombash në ministri, gjykata, zyra dhe shtëpi politikanësh, gjyqtarësh, policësh, gazetarësh dhe deri nëpër kisha. Kjo nuk ndodhte vetëm në Athinë sepse grupi kriminale shpesh shkonte dhe në Selanik për të realizuar të njëjtën gjë.

“Është e qartë se këta djem e vajza të reja që kryenin akte terroriste, përdoreshin nga skuadra të vjetra terroriste që veprojnë në vend”, – deklaroi policia e Athinës.

Ajo shtoi se të dyshuarit ishin përfshirë dhe në trazirat e nisura në Eksarhia një vit më parë kur një i mitur u vra nga policia duke pasur krime të shumta që sollën kaos disa mujor në Greqi.

Duke folur për të riun shqiptar Damian Bollano, policia tha se ai ishte rekrutuar nga grupi terrorist dhe i shërbente devotshëm gjatë gjithë periudhës që provokonte trazira. Policia tha se që të gjithë të arrestuarit dhe ata që kërkohen, rrezikojnë secili, dënim me burgim duke nisur nga 20 vjet.

n.s/NOA

KOMENTE