English

Juve: Sanchez, Rossi ose Vucinic

Itali, 14 Mars NOA - Tre emra për sulmin e Juves të së ardhmes. “Tuttosport” flet për Alexis Sanchez, Giuseppe Rossi të Villarreal dhe Mirko Vucinic. Mbi malazezin e Romës, skuadra e bardhë e zinjve kishte lëvizur që gjatë merkatos së janarit. Janë tre pista të një peshe mjaft të rëndësishme, në të cilat duhet marrë parasysh konkurrenca e madhe me klubet e tjera. Ndërsa në listën numër dy shfaqet emri i Kevin Gameiro, 23 vjeçarit bomber të Lorient (15 gola në Ligën 1), i cili ka një kontratë deri në 2012, por që ka shprehur dëshirën për të ndryshuar vend sa më shpejt.

r.b/NOA

KOMENTE