English

Playstation suite i pranishëm në smartphonët Tegra 2

SHBA, 14 Mars NOA - Një motiv më shumë për të pasur në konsideratë smartphonët e ri Android të cilët janë të integruar me çip Tegra 2, është një cilësi e re që kanë ata për të pasur të pranishëm Sony PlayStation Suite dhe e diçka e tillë do të realizohet brenda këtij fund viti. Ai do të jetë i pajisur me një numër shumë të madh lojërash të një kualiteti tepër të lartë dhe kjo për të qenë në gjendje të shfrytëzojë sa më mirë procesorin Nvidia. Konfirmimi është shfaqur në Tegra Zone, në “vitrinën elektronike” të përmbajtjes për smartphone me chip Tegra 2 e inauguruar gjatë ditëve të kaluara. Sony PlayStation Suite do të debutojë gjatë vjeshtës dhe në smartphonët Android të Sony Ericsson, është e thjeshtë për tu menduar se ndërkohë do të tërhiqet vëmendja e zhvilluesve kryesorë të lojërave.

r.b/NOA

KOMENTE