English

Arvizu: 8 maji me rëndësi për demokracinë

Tiranë, 15 mars, NOA - Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu i ka bërë edhe një herë apel klasës politike që të kuptojë rëndësinë e zgjedhjeve vendore të tetë majit.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e 50-vjetorit të krijimit të korpusit të paqes, Arvizu u shpreh se zgjedhjet lokale janë mjaft të rëndësishme. Sipas tij politikat e nivelit lokal janë me rëndësi për konsolidimin e demokracisë në vend.

“Tirana dhe qeverisja qendrore është thelbi i gjithë debateve, ashtu siç është edhe në Uashington gjatë zgjedhjeve por mënyra se si zhvillohen këto debate duhet të diskutohet në një takim tjetër” theksoi Arvizu.

Arvizu është ndalur dhe në punën e vullnetarëve të korpusit të paqes, të cilët prej vitesh punojnë në vendin tonë.

a.k/NOA

KOMENTE