English

Gjendet personi më i lumtur në botë: një amerikan me origjinë kineze

Honolulu, 15 Mars NOA - Personi më i lumtur i planetit quhet Alvin Wong dhe është një biznesmen në Honolulu. Ai është gjetur falë një sondazhi që ka përdorur statistikat e masës së mirëqenies dhe kualitetit të jetës: Gallup-Healthways Well-Being Index. Mashkull, amerikan me origjinë aziatike, i gjatë, me fe hebre, i martuar me fëmijë, banues në Hawai, biznesmen dhe me të ardhura rreth 120 mijë dollarë në vit: ky është identikiti i personit më të lumtur në mbarë botën. Personi që paraqet të gjitha këto karakteristika quhet Alvin Wong, vjen nga SHBA-ja, por me origjinë kineze. Është 69 vjeç dhe i gjatë 1 metër e 78 centimetër. Zoti Wong, i cili i përket fesë hebre jeton me gruan dhe fëmijët në Honolulu dhe është pronari i një ndërmarrje sanitare nga e cila fiton më shumë se 120 mijë dollarë në vit. Përcaktimi i personit më të lumtur në ,barë botën erdhi nga New York Times, nëpërmjet një sondazhi që u krye nga kërkimet e Gallup. Ky kërkim u bazua mbi rreth një mijë qytetarë, të zgjedhur në mënyrë rastësore dhe që u kontaktuan nëpërmjet telefonit.

r.b/NOA

KOMENTE