English

Japoni, mbi 2500 viktima të nxjerra nga gërmadhat e tërmetit

Tokio, 15 mars, NOA – Mbi 2500 është numri i viktimave të deritanishme, të nxjerra nga gërmadhat e ndërtesave të goditura prej tërmetit dhe tsunamit të para pak ditëve në Japoni.

Lajmi konfirmohet nga mediat japoneze, sipas të cilave, në total, numri i të vdekurve nga kjo tragjedi është 10 mijë.

Ndërkaq, shumë japonezë janë duke vuajtur mungesën e ujit të pijshëm, ushqimeve dhe ngrohjes.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar alarmin se janë 1.4 milionë njerëz që duhet të furnizohen me ujë të pijshëm.

n.e/NOA

KOMENTE