English

Djeg lokalin dhe qëllon me armë, në kërkim 40-vjeçari

Shkodër, 16 mars, NOA – Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi ka djegur lokalin e bashkëfshatarit të tij. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Shkodër raporton se personi i shpallur në kërkim është Jetmir Lakja (Kraja), banues në fshatin Oblikë.

Pas një sherri me pronarin e lokalit në fshatin Oblikë, 40-vjeçari ka qëlluar me automatik brenda ambienteve dhe më pas ka djegur lokalin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 dhe lokali i dëmtuar është në pronësi të qytetarit Xh.P. 46 vjeç banues në Oblikë në Shkodër.

Policia bën të ditur se është shpallur në kërkim Jetmir Lakja. Ai akuzohet për veprën penale të “Kanosjes”, “Dëmtimit të pronës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

a.k/NOA

KOMENTE