Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski-Cërvenkovski, përballje me kushtet për krizën maqedonase
English

Gruevski-Cërvenkovski, përballje me kushtet për krizën maqedonase

Shkup, 16 mars, NOA – Edhe pse u mblodhën në një takim të përbashkët që zgjati mbi 10 orë, liderët e politikës maqedonase, nuk arritën dot që të konkludojnë diçka konkrete lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend.

Megjithatë, ajo që buroi nga takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të opozitës Branko Cërvenkovski, ishte fakti i bërjes me dije para njëri-tjetrit të propozimeve të secilës palë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Kështu, nga ana e tij, Gruevski propozoi që parlamenti të shpërbëhet më 31 mars, kurse zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni të mbahen më 15 maj.

Ndërsa Cërvenkovski e ka akuzuar Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE, se nuk janë konstruktivë.

Nga ana e tij, ai ka propozuar që të zhvillohet sa më parë një takim i liderëve politikë, ku të marrin pjesë edhe partitë politike shqiptare në Maqedoni.

Pa harruar që të kërkojë plotësimin e kushteve të opozitës.

n.e/NOA

KOMENTE