Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Dje sovjetiku Rama u turr kundër flamurit të NATO-s
English

PD: Dje sovjetiku Rama u turr kundër flamurit të NATO-s

Tiranë, 16 mars 2011, NOA – Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani duke iu referuar protestës së mbrëmshme të opozitës kushtuar trevjetorit të tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 vetë e akuzoi Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se si një pinjoll i ish-bllokmenëve iu turr dje flamurit të NATO-s.

Duke akuzuar se kreun e PS-së se tre vite më parë kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, ai protestonte kundër NATO-s, deputeti Bogdani bëri me dije se “Dje Edvin Kristaq Rama u tha shqiptarëve se Shqipëria nuk mund të rrijë nën dy flamuj”.

“Tamam si tre vite më parë, edhe dje, ky pinjoll i Bllokut dhe i Ben Alive, që ne bashkë me shqiptarët përmbysëm 20 vite më parë, u turr kundër flamurit të NATO-s”, nënvizoi deputeti demokrat.

Bogdani e siguroi shefin e selisë rozë se në 8 maj shqiptarët do votojnë si anëtarë të NATO-s.

“Në 8 maj do votohet mbi të gjitha për qytetin dhe qytetarët”, përfundoi deklaratën e tij deputeti demokrat Gerti Bogdani.

mit/NOA

KOMENTE