Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli-Bekkering: Inkurajim përfaqësisë së gruas në vendimmarrje
English

Topalli-Bekkering: Inkurajim përfaqësisë së gruas në vendimmarrje

Tiranë, 16 mars 2011, NOA- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli u takua sot me Michelle Bekkering, Drejtoreshën e Rrjetit demokratik të grave të Institutit Ndërkombëtar Republikan, (IRI) me qendër në Uashington.

Gjatë takimit Topalli vlerësoi rolin e IRI në proceset demokratike, si dhe të rolit të gruas shqiptare në të gjitha sektorët, veçanërisht në politikë.

Nga ana e saj Bekkering u shpreh se, kishte ardhur në Shqipëri për zbatimin e këtij projekti të IRI, i cili synon të inkurajojë aftësitë e grave në përfaqësim dhe vendimmarrje.

Ajo përgëzoi Kryetaren e Kuvendit për kontributin e njohur, si zëri i grave shqiptare në politikë dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Ne ju vlerësojmë si modelin e politikanes së suksesshme, por që nuk ka harruar të jetë një grua që përkushtohet në çështjet më thelbësore të tyre, sikurse është shëndeti i gruas, dhuna në familje, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve etj. Mendoj se modeli që ju ofroni, i shërben vendit tuaj dhe duhet të promovohet, edhe për rajonin. Duke vlerësuar modelin tuaj si ndër më të suksesshmit, ju do të nderoni me pjesëmarrjen tuaj në Këshillin e lidereve gra, në botë”,- theksoi zonja Bekkering.

Kryetarja e Kuvendit njohu zonjën Bekkering me vëmendjen e Parlamentit shqiptar për hartimin dhe kalimin e një legjislacioni sa më në favor të të drejtave të grave dhe për fitimin e statusit që i takon në shoqëri.

Topalli shtoi se Parlamenti ka luajtur një rol lider në këtë fushatë, me seancat e hapura me deputetë dhe me gra të profesioneve të ndryshme, me fushata ndërgjegjësimi në çdo qytet e komunë, si dhe duke miratuar një legjislacion me standarde evropiane.

“Ne gjithashtu, po punojmë intensivisht që gratë të kenë përfaqësim sa më të gjerë në zgjedhjet lokale të 8 Majit “- u shpreh ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit, e cila theksoi rolin kyç që duhet të ketë pushteti lokal, në mbrojtje të të drejtave të grave.

Kryetarja e Kuvendit siguroi Rrjetin demokratik të Grave se do të bashkëpunojë për çdo nisëm të tyre, në mbështetje të grave shqiptare.

a.y/NOA

KOMENTE