English

Topalli: Identiteti i shqiptarëve simbolizohet në Kompleksin e ri parlamentar

Tiranë, 16 mars 2011, NOA- Në kuadër të vizitave në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të parë ekspozitën e maketeve të Kompleksit të ri parlamentar, të pranishëm kanë qenë qytetarë, studentë dhe pedagogë.

“Ky projekt është një sfidë, një monument Kombëtar, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në nderim të baballarëve të Kombit tonë me një vepër arti të madhe e cila ka brenda simbolikën e identitetit shqiptar dhe të demokracisë parlamentare”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Sipas saj ky Kompleks i ri parlamentar do të jetë një monument ndër më unikët në Evropë.

Duke iu treguar ekspozitën vizitorëve kryeparlamentarja Topalli tha se, ky parlament i ri nuk është vetëm një ndërtesë për politikanët, por gjithashtu një simbol shumë i rëndësishëm për njerëzit, një vend i njohur që shqiptarët mund të përballen, të futen dhe ta përdorin.

a.y/NOA

KOMENTE