English

Anglia e Franca gati për sulme në Libi

Nju Jork, 18 mars, NOA - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ndërmerr hapin e parë kundër liderit libian, Muamar Gedafi. Pas miratimit të rezolutës për ndalim fluturimin, NATO-ja dhe vendet tjera po i konsiderojnë mënyrat për zbatimin e saj, për të parandaluar forcat e Moamer Gadafit që të kryejnë sulme ajrore kundër kryengritëse.

Zëdhënësja e aleancës tha se emisarët e NATO-s do t'i diskutojnë sot veprimet e mundshme pas votimit në Këshillin e Sigurimit. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama u ka telefonuar liderëve të Francës dhe Britanisë pas votimit.

Rezoluta i mbështet "të gjitha masat e nevojshme" për t'i mbrojtur civilët, por e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në territorin e Libisë.

Franca dhe Anglia janë dy vendet e para që janë treguar të gatshme për nisjen e një ekspeditë ushtarake ndëshkuese për forcat e Gedafit.

NOA/RFE

KOMENTE