English

Ivanov fton takim liderësh, pa opozitën shqiptare

Shkup, 18 mars, NOA - Presidenti maqedonas, George Ivanov ka ftuar një takim të liderëve të partive kryesore në vend, por pa ftuar liderët e partive opozitare PDSH dhe DR.

Takimi nga presidenti Ivanov është thirrur sonte në vilën presidenciale “Vodno”, ndërsa janë ftuar kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, Branko Cërvenkovski i LSDM-së dhe Ali Ahmeti i BDI-së.

Në agjendën e këtij takimi është kriza politike dhe gjetja e një zgjidhje për rivendosjen e dialogut politik dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partitë opozitare shqiptare pritet sot të deklarohen lidhur me mosftesën e tyre nga ana e presidentit Ivanov, i cili ka inicuar këtë takim menjëherë pas kthimit nga vizita në Shqipëri.

Presidenti Ivanov sot paradite përfundon vizitën e tij në Tiranë, pas takimeve që do të zhvillojë me kryebashkiakun e Tiranës dhe liderin socialist Edi Rama, si dhe me përfaqësuesit e pakicës maqedonase.

NOA-INA

KOMENTE