English

Policia e Shkodrës flet për vrasjen e dyfishtë

Shkodër, 18 mars, NOA Update – “Sot rreth orës 07.10, në fshatin Grudë e Re, Komuna Rrethina Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar, janë vrarë me armë zjarri Nikë M. Pjetrushi, 43 vjeç dhe Gjovalin M. Pjetrushi, 25 vjeç, të dy banues në po këtë fshat”.

Ky është sqarimi zyrtar që kanë dhënë për momentin drejtuesit e policisë së Shkodrës, lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur këtë mëngjes në qytetin verior.

Ashtu siç bëri me dije edhe agjencia e Lajmeve NOA në transmetimin e ngjarjes, pak orë më parë, edhe policia konfirmon se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e saj dhe grupi hetimor, të cilët në bashkëpunim me prokurorinë, po kryejnë veprimet e duhura proceduriale e hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e autorëve të krimit...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE