Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fotot e sulmit, shkelet armëpushimi në Libi
English

Fotot e sulmit, shkelet armëpushimi në Libi

Libi, 19 mars, NOA - Agjencia shtetërore e lajmeve në Libi, “Jana” tha se trupat ushtarake kanë vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa dëshmitarët flasin për sulme ajrore të forcave të Gadafit në qendër të qytetit. Mijëra njerëz janë larguar nga Bengazi, pasi trupat qeveritare kanë sulmuar periferinë perëndimore të qytetit.

Një zëdhënës i protestuesve tha se forcat besnike të Muamer Gadafit po sulmojnë me artileri dhe tanke. Tripoli këmbëngul se ushtarët e tij po veprojnë në vetëmbrojtje nga sulmet e kryengritësve, ndërsa hedh poshtë akuzat për prishje të armëpushimit.

Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore pritet të diskutojnë mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi. Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, pritet të jenë gjithashtu të pranishëm.

Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka paralajmëruar udhëheqësin libian, Muamer Gadafi, se do të përballet me ndërhyrje ushtarake nëse nuk vepron në përputhje të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Obama tha se Gadafi duhet ta respektojë plotësisht armëpushimin e shpallur nga autoritetet.

“Më lejoni të jem i qartë: këto kushte nuk janë të negociueshme. Këto kushte nuk janë subjekt i negociatave. Nëse Gadafi nuk vepron në pajtim me rezolutën, komuniteti ndërkombëtar do të zbatojë masat dhe zgjidhja do të arrihet përmes veprimit ushtarak”, ka thënë Obama.

Por, përfaqësuesit e Kongresit amerikan thanë se presidenti Obama duhet të marrë miratimin e këtij institucioni për operacionet ushtarake.

"Fakti që Shtetet e Bashkuara duan të reagojnë ushtarakisht, nuk paraqet vetëm vendimin e OKB-së. Në Kushtetutë ekziston neni rreth angazhimit të forcave tona të armatosura", tha përfaqësuesi demokrat, Denis Kuciniç. "Presidenti nuk duhet të lejojë veprimin ushtarak në Libi pa votën e përfaqësuesve të popullit", tha kryetari republikan, Riçard Lugar. Ky i fundit përkujtoi se ish-presidenti Roland Regan, 25 vjet më parë, ka kërkuar miratimin e Kongresit për bombardimin e Libisë. Ndërkaq, demokrati Xhon Larson tha se rreth "përdorimit të ushtrisë ndaj çdo vendi, madje edhe kundër regjimit brutal të kolonel Gadafit, duhet të njoftohet Kongresi dhe çdo gjë të bëhet në përputhje me Kushtetutën".

NOA/RFE

KOMENTE