Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëbimi i romëve, banorët protestë për arrestimet
English

Dëbimi i romëve, banorët protestë për arrestimet

Tiranë, 20 mars, NOA – Dhjetëra banorë të zonës së Stacionit të Trenit në periferi të kryeqytetit kanë protestuar sot për arrestimet e bëra nga policia në lidhje me dëbimin e romëve.

Banorët kanë deklaruar se nuk janë ata autorët e djegies së banesave të këtij komuniteti disa ditë më parë.

Në datën 17 mars policia e Tiranës arrestoi Klodian Rexhep Vladi, 22 vjeç, banues në Tiranë dhe Besmir Skënder Vladi, 23 vjeç, banues në Tiranë si autorë të dhunimit dhe djegies së banesave të rreth 45 familjeve rome që jetonin prej kohës në afërsi të Stacionit të Trenit.

Dy të rinjtë akuzohen për "Dëmtimit të pronës me zjarr", "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Prishjes së rendit e qetësisë publike".

Sipas policisë pas një zënke me banorët e komunitetit romë personat kanë rrahur dhe u kanë vënë zjarrin banesave të tyre. Ky akt ka sjellë dhe reagimin e mjaft organizatave ndërkombëtare dhe të kryeministrit Sali Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE