Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I riu shqiptar vret pronarin grek
English

I riu shqiptar vret pronarin grek

Halkidha, Greqi, 20 Mars 2011 NOA – Një burrë i moshuar ka mbetur e vdekur si pasojë e mbytjes dhe autor i dyshuar i krimit është një i ri shqiptar, i cili punonte për viktimën.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur dje në Halkidha, ku e vdekur ka mbetur një 72-vjeçar.

I riu shqiptar, një 32 vjeçar, sot është vënë në pranga dhe ka pranuar krimin duke pohuar se e kishte mbytur pronarin e tij.

Ai ka treguar se prej disa kohësh punonte për të ndjerin duke i bërë punët e blegtorisë dh për këtë merte një pagesë modeste.

Nga një sherr i ardhur për shkak se nuk ishte paguar, i dyshuari ka thënë se në kushte të gjaknxehtësisë dhe përleshjes me plakun grek, e kishte mbytur atë duke e lidhur me litar në një pemë afër shtëpisë së tij ku edhe dha shpirt.

Më tej, i ka marrë paratë që kishte në xhep, 60 euro si dhe celularin dhe është zhdukur nga vendngjarja.

Trupi i viktimës u gjet dje në mbrëmje. Të afërmit e të ndjerit, pohuan se gjatë pasdites u shqetësuan kur plaku nuk po kthehej nga mali ku kulloste bagëtitë dhe për më tepër, bagëtia u kthye e vetme në stanin afër shtëpisë.

Policia e mbërritur në vendin e krimit, tha se e gjeti të mbytur në pemë burrin 72 vjeçar dhe nisi hetimet dhe kërkimet për të kapur autorin.

Sot, 32 vjeçari shqiptar u arrestua pa rezistencë, jo larg vendit të ngjarjes, në zonën e Rodhopi, në fshatin Kerasia.

Ai ka pranuar se e kishte mbytur plakun duke këmbëngulur se ishin përleshur për shkak se nuk i jepte rrogën që i takonte.

“Unë i kërkova pronarit paratë që më detyrohej për punën e bërë këto muaj sepse doja t’i dërgoja ato tek familja ime në Shqipëri”, ka – pohuar 32 vjeçari, duke thënë se në përleshje e sipër ndodhi edhe akti i rëndë që tha se nuk ishte i planifikuar.

Por policia tha se i dyshuari i sotëm, është me precedentë penalë, madje analizat e ADN së tij i kishte të disponueshme prje kohësh. Për më tepër, policia dyshon se 32 vjeçari është përgjegjës edhe për një vrasje tjetër të ndodhur dy vjet më parë në Nausa, ku krimi deri sot ka mbetur i pazbardhur.

n.s/e.t/NOA

KOMENTE