Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japoni pritet rritje e numrit të viktimave të tërmetit
English

Japoni pritet rritje e numrit të viktimave të tërmetit

Japoni, 20 mars, NOA - Si pasojë e tërmetit dhe cunamit në Japoni kanë humbur jetën shumë me tepër njerëz, nga sa mendohej deri tani. Vetëm në prefekturën Miyagi policia llogarit më shumë se 15.000 viktima.

Nga katastrofat natyrore u goditën gjithsej katër prefektura në verilindje të Japonisë. Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, numri i zyrtar i viktimave është rritur në 8.133.

Më shumë se 12.000 vetë rezultojnë të humbur. Ndërkohë situata në centralin bërthamor Fukushima është rënduar sërish. Sipas njoftimeve të autoritetit japonez të sigurisë për energjinë bërthamore, është rritur presioni në reaktorin veçanërisht të rrezikshëm numër 3. Me sa duket përpjekjet për ftohjen e reaktorit nuk kanë pasur sukses.

NOA/RFE

KOMENTE