Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi të dhënat e kompanive ajrore, arrestohet italiani në Tiranë
English

Vodhi të dhënat e kompanive ajrore, arrestohet italiani në Tiranë

Tiranë, 20 mars, NOA – Një italian është arrestuar dje nga policia e Tiranës pasi dyshohet si autor i vjedhjes së informacionit të disa kompanive të fluturimeve ajrore në Tiranë. Informacion që më pas u shitej kompanive rivale. Policia bën të ditur se personi i arrestuar, në kuadër të operacionit “Arkiv”, është Fabio Maria Abate, 36 vjeç, me kombësi dhe shtetësi italiane dhe me banim në Tiranë .

Për arrestimi e tij policisë i është dashur një periudhë kohore prej gjashtë muajsh, si dhe vënia në funksion e të gjitha kapaciteteve për zbulimin e krimit kibernetik.

Abate akuzohet se ka ndërhyrë në arkivin kompjuterik të një Kompanie Fluturimesh, duke marrë të gjitha të dhënat e klientëve të kësaj kompanie dhe më pas dyshohet se i ka vendosur në dispozicion të kompanive të tjera ajrore, me synim përfitimin e interesave apo skontove të shërbimeve të biletarisë dhe shërbimeve të tjera të kompanisë.

Grabitja e të dhënave behej me atë të marrjes së domenit kompjuterik të kompanisë, dhe më pas të gjitha shërbimet on-line i realizonte në emër të tij dhe në emër të një tjetër kompanie fluturimesh, me qëllim konkurrencën dhe uljen e interesave të shërbimit.

Ai akuzohet për “Mashtrimit kompjuterik” dhe të “Ndërhyrjes në sistemin kompjuterik”, vepra të cilat parashikohen nga nenet 143/b dhe 293/c të Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka arritur të sekuestrojë një sërë materialesh me të cilat Abate kryente aktivitetin. Atij ju sekuestruan 5 laptopë, 3Aparate fotografikë, 9 telefona celularë, 13 pajisje të ndryshme kompjuterike 13 copë, 178 CD të ndryshme, 5 USB dhe 17 karta memorie të ndryshme.

a.k/NOA

KOMENTE