Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhduket një adoleshent në Durrës
English

Zhduket një adoleshent në Durrës

Romanat (Durrës), 20 mars, NOA – Një 16-vjeçar raportohet i zhdukur në fshatin Romanat të qytetit të Durrësit. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se bëhet fjalë për të riun, Blerti Kodra, humbja e të cilit është raportuar mbrëmjen e djeshme nga familjarët në komisariatin e policisë së qytetit bregdetar.

Mësohet se 16-vjeçari nga Romanati ka qenë duke ruajtur bagëtinë. Sipas dëshmitarëve ai është parë deri orët e pasdites së djeshme në Romanat, ndërkohë që nuk është kthyer më në familjen e tij.

Dyshimet e para të familjarëve kanë të bëjnë me mbytje aksidentale në lumin Erzen. Për këtë qëllim polumbarët kanë nisur kërkimet në afërsi të vendit ku ai është parë për herë të fundit.

Ndërkohë që një prej pistave të tjera ku po hetohet është dhe mundësia e largimit të 16-vjeçarit me dashje nga familja.

a.k.NOA

KOMENTE